Federata Botërore e Notit ia ndalon pjesëmarrjen në gara notares që u alivanos

Federata Botërore e Notit ia ndalon pjesëmarrjen në gara notares që u alivanos

Sport June 25, 2022 - 15:20
Lajmet e fundit nga Sporti

Notarja artistike, Anita Alvarez, është në gjendje të mirë shëndetësore por nuk do të marrë pjesë në garën ekipore të ditës së premte, pasi që Federata Botërore e Notit ia ka ndaluar pjesëmarrjen pas ngjarjes ku amerikanes i ra të fikët në pishinë.

25-vjeçare, teksa po garonte për kampione botërore në not artistik individual të mërkurën që kaloi, i ra të fikët dhe u desh ndihma e trajnerës së saj për ta shpëtuar.

Mjekja e skuadrës amerikane, Selina Shah, thotë se Alvarez mund të garonte të premten pa ndonjë problem, por që FINA ka vendosur që të mos e lejojë.

“Kam ofruar të gjitha provat mjekësore nga Anita dhe për mendimin tim ajo mund të kishte garuar. Nuk jam në dijeni të procesit se si FINA mori këtë vendim.”

Qëndrimi zyrtar i FINA-s për këtë rast është: “Shëndeti dhe siguria i atletëve për ne është primarë. FINA e kupton se vendimi i marrë është zhgënjyes për atleten, por ishte vendim që u mor për sigurinë e shëndetin e saj.”