Zyrtare: Gjilani transferon Përparim Islamin

Zyrtare: Gjilani transferon Përparim Islamin

Sport June 25, 2022 - 19:52
Lajmet e Fundit nga Sporti

Gjilani ka njoftuar se kanë transferuar mbrojtësin, Përparim Islamin, shkruan Zeri.info.

Ishte vet klubi që përmes një komunikate për media kanë njoftuar lajmin.

Mbrojtësi që luan në krahun e djathtë ka nënshkruar kontratë për dy vjet me klubin nga Gjilani.

Postimi i plotë nga klubi (pa ndërhyrje):

Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Përparim Islami

Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite.

Islami, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë ka qenë pjesë e disa klubeve në vend, duke fituar dy tituj kampion, një herë Kupën e Kosovës dhe dy herë të tjera Superkupën e Kosovës.

Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Përparimit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para, duke nisur nga garat ndërkombëtare. /Zeri.info