Kuqi e Zabërgja, dy përforcimet e radhës të Dukagjinit

Kuqi e Zabërgja, dy përforcimet e radhës të Dukagjinit

Sport June 25, 2022 - 23:53
Lajmet e fundit nga Sporti

Mbrojtësi Rinor Kuqi dhe mesfushori Dior Zabërgja karrierën e tyre do ta vazhdojnë te Dukagjini.

Sipas burimeve të “Zërit” brenda klubit nga Klina, të dy futbollistet do t’i bashkohen klubit.

Kuqi vjen nga Istogu, teksa vitin e kaluar ishte pikërisht pjesë e “Hithave” në stinorin vjeshtor.

Në anën tjetër, Zabërgja së fundmi ka qenë pjesë e Vushtrrisë, teksa karrierë ka bërë edhe te skuadrat si Arbëria e Gjilani.

Po ashtu kujtojmë se ish-kapiteni i Ulpianës Egzon Qerimi veçse ka nënshkuar me “Hithat”.

Qerimi u largua nga Ulpiana për t’iu bashkuar skuadrës nga Klina. /Zeri.info