Real Madridi do t’ia vazhdojë kontratën Rodrygos

Real Madridi do t’ia vazhdojë kontratën Rodrygos

Sport June 26, 2022 - 15:57
Lajmet e Fundit nga Sporti

Sulmuesi Brazilian, Rodrygo do të vazhdojë të qëndrojë edhe për disa vite te Real Madridi, shkruan Zeri.info.

Kjo, pasi siç ka bërë të ditur gazetari, Ekrem Konur, kampionët e La Ligës do t’ia vazhdojnë kontratën sulmuesit 21-vjeçar.

Rodrygo ka kontratë të vlefshme me Los Blancos deri më 2025, mirëpo madrilenët dëshirojnë ta “blindojnë” brazilianin duke i ofruar kontratë edhe për dy vjet tjera.

Me rinovimin e kontratës, lojtari do të jetë pjesë e gjigantëve spanjoll deri në vitin 2027. /Zeri.info