Shkupi pëson nga Shamrock dhe eliminohet nga Liga e Evropës, vazhdon në Ligën e Konferencës

Shkupi pëson nga Shamrock dhe eliminohet nga Liga e Evropës, vazhdon në Ligën e Konferencës

Sport August 09, 2022 - 23:25
Lajmet e Fundit nga Sporti

Kampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, e ka humbur edhe ndeshjen e dytë ndaj Shamrock Rovers në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës dhe është eliminuar nga kjo garë.

Sfidë e parë të zhvilluar si mysafir e humbi me rezultat 3-1, ndërsa pas ndeshjes kthyese në Todor Proeski Arena (1-2), eliminohet me rezultat të përgjithshëm prej 5-2.

Të tre golat u realizuan në pjesën e dyte, me skuadrën irlandeze që krijoi epërsi të dyfishtë përmes Rory Gaffney (65’) dhe Aidomo Emakhu (85’).

Sunday Adetunji shënoi një gol për ekipin nikoqir në minutat shtesë (90’+1) sa për ta zbutur humbjen.

Si skuadër humbëse, Shkupë do të vazhdojë në fazën ‘play-off’ të Ligës së Konferencës, derisa Shamrock Rovers kualifikohet në fazën ‘play-off’ të Ligës së Evropës.