Zyrtare: Alexis Sanchez nënshkruan me Marseillen

Zyrtare: Alexis Sanchez nënshkruan me Marseillen

Sport August 10, 2022 - 09:12
Lajmet e fundit nga sporti

Marseille ka njoftuar zyrtarisht për transferimin e futbollistit, Alexis Sanchez, shkruan Zeri.info.

Njoftimi erdhi nga klubi francez përmes faqes zyrtare në “Twitter”.

Sanchez së fundmi ishte pjesë e Interit ku para disa ditësh ndërpreu kontratën me marrëveshje të dyanshme edhe pse kishte edhe një vit.

“Olympique de Marseille dhe Alexis Sánchez kanë rënë dakord për ardhjen e lojtarit në qytetin e Marsejës me një marrëveshje në parim.

Reprezentuesi kilian me 143 paraqitje, i cili ka fituar 17 trofe në karrierën e tij, do të angazhohet në orët e ardhshme në varësi të suksesit të ekzaminimit të tij mjekësor”, thuhet në komunikatën e klubit francez. /Zeri.info