Taekwondistët kosovarë bënë paraqitje pozitive në Botërorin e Juniorëve

Taekwondistët kosovarë bënë paraqitje pozitive në Botërorin e Juniorëve

Sport August 10, 2022 - 09:16
Lajmet e fundit nga sporti

Dy taekwondistët e rinj, Mal Sahiti dhe Sylejman Vizdiklar, kanë arritur sukses në Kampionatin Botëror për Junior, të mbajtur prej 2 deri më 7 gusht 2022 në Sofje të Bullgarisë.

Sahiti dhe Vizdiklar, të dy bursistë të Komitetit Olimpik të Kosovës si “Shpresa Olimpike 2022”, fituan nga dy luftëra, për të përfunduar në vendet e nënta në botë.

Image

Sahiti garoi në kategorinë deri në 68 kilogramë, ndërsa Vizdiklar në -51 kg. Me pak fat, të dy kanë mundur të hyjnë në zonën e medaljeve.

Paraqitje të mirë patën edhe garuesit tjerë, Denis Bllaca (-55 kg) dhe Elion Agushi (-68 kg), të cilët shënuan nga një fitore, ndërsa Jon Gashi (-73 kg) u ndal në raundin e dytë. Gashi është po ashtu bursist i KOK-ut. /Zeri.info

Image