Barcelona bën planin për Alonson

Barcelona bën planin për Alonson

Sport August 10, 2022 - 09:40
Lajmet e fundit nga sporti

Barcelona deri më tani ka bërë pesë transferime të reja, teksa ka bërë edhe rinovime shumë të rendësishme për skuadrën.

Por, përkundër kësaj, Barça nuk e ka ndërmend të ndalet në merkaton verore, duke punuar shumë për të transferuar ende futbollist të nivelin të tyre.

Ardhja e re pritet të jetë futbollisti i Chelseat, Marcos Alonso.

Pasi Barcelona të regjistrojë të gjitha nënshkrimet me dritën jeshile përfundimtare që vjen nga La Liga, Alonso do të vuloset si transferimi i radhës.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Barça ka një marrëveshje në parim me Chelsean që nga java e kaluar.

Romano shton se ky operacion është vetëm çështje detajesh dhe nëse Marcos do të nënshkruante me Barçën atëherë marrëveshja do të ishte deri në vitin 2024 me opsionin edhe për një tjetër. /Zeri.info