Depay arrin marrëveshje me Juventusin, zbulohen detajet nga kontrata që klubi ia ka ofruar holandezit

Depay arrin marrëveshje me Juventusin, zbulohen detajet nga kontrata që klubi ia ka ofruar holandezit

Sport August 10, 2022 - 10:35
Lajmet e fundit nga sporti

Futbollisti holandez, Memphis Depay është shumë afër kalimit te Juventusi nga Barcelona.

Lojtari ka kontratë të vlefshme me Barçën edhe një vit, por palët janë duke punuar për të shkëputur kontratën.

Siç raporton “Sport.es”, avokatët e sulmuesit tashmë po përpiqen të arrijnë një marrëveshje me Juventusin për dy vjet me opsion për një tjetër, përcjell Zeri.info.

Barça priste të merrte një pjesë të lartë të shumës, por nevoja për të larguar sulmuesin holandez ka bërë që të ulë pretendimet e saj.

Ideja e Barçës dhe Juventusit, fillimisht, ishte mbyllja e një transferimi me një opsion për të blerë rreth 20 milionë euro sezonin e ardhshëm.

Për këtë, futbollistit iu desh të rinovonte për një sezon tjetër për klubin blaugrana, por avokatët e holandezit refuzuan.

Ata kërkuan letrën e lirimit dhe informuan Juventusin se ai mund të lirohej këtë verë.

Juve, e cila mban marrëdhënie të mira me Barçën, donte të respektonte klubin Blaugrana.

Dhe ndërmjetësit e operacionit ofruan zgjidhjen e mbylljes së transfertës këtë verë me një çmim shumë të ulët.

Tani për tani gjithçka po diskutohet me synimin për të arritur një marrëveshje këtë javë. /Zeri.info