Pique i gatshëm të luajë falas për Barcelonën

Pique i gatshëm të luajë falas për Barcelonën

Sport August 10, 2022 - 12:57
Lajmet e fundit nga sporti

Gerard Pique është i gatshëm edhe një herë ta ndihmojë Barcelonën.

Mbrojtësi spanjoll e kishte ulur pagën e tij në vitin e kaluar, mirëpo tani i është kërkuar që të bëjë të njëjtën gjë edhe këtë vit.

Por, sipas asaj që raporton gazetari Santi Gimenez, Pique e ka njoftuar Barcelonën se ai është i gatshëm që të luajë për klubin edhe nëse nuk fiton asnjë cent.

Mirëpo, gjiganti katalanas e ka refuzuar kërkesën e tij dhe do ta ulë pagën e tij në nivelin që mund t’i regjistrojë transferimet e reja.

Barcelona ka ende pesë lojtarë të paregjistruar që i transferoi në këtë afat dhe dy rinovime të kontratave.

Pique lidhej me një largim nga “Camp Nou” në këtë verë, por duket se do ta shijojë edhe këtë edicion në fanellën blaugrana.