Mesazhi i presidentit Hakif Gashi për Prishtinën para nisjes së edicionit 2022/23

Mesazhi i presidentit Hakif Gashi për Prishtinën para nisjes së edicionit 2022/23

Sport August 12, 2022 - 21:04
Lajmet e fundit nga Sporti

Topat e futbollit kosovar do të rrotullohen sërish në fushat e gjelbra të shtunën e 13 Gushtit kur edhe starton edicioni 2022/23 në elitën e futbollit kosovar. 

FC Prishtina ndeshjen e parë të BKT Superligës e zhvillon në stadiumin “18 Qershori” në Klinë ku do të përballet me Dukagjinin. 

Presidenti i ri i skuadrës sonë, Hakif Gashi, e ka uruar skuadrën  duke i dëshiruar shumë suksese në këtë edicion. 

Gashi uron për faqen zyrtare të klubit, FC Prishtina, që gara të jetë korrekte dhe në fushat e futbollit kosovar të fitojë më i miri. 

Mesazhi i presidentit Hakif Gashi - Kampionati i ri do të thotë shumë për FC Prishtinën. Përgatitjet kanë filluar me një frymë të re dhe entuziazëm të ri, gjithmonë duke e respektuar historikun dhe vlerën që ka klubi por edhe me platformën dhe strategjinë e re, për të cilën jemi duke e dhënë maksimumin për ta rikthyer Prishtinën aty ku e meriton, në futbollin e bukur dhe fitoret. Jemi me fat që kemi lojtarë të mirë, përforcime të reja si në menaxhment dhe në lojë, por edhe koncept të ri për adhuruesit e futbollit dhe “Plisat”. Ne presim shumë nga ky rrugëtim, siç edhe jemi duke punuar shumë. Fitore dhe lojë të mirë, është ajo që synojmë, ajo të cilën do t'ia dhurojmë kryeqytetit dhe tifozëve. /Zeri.info