Zyrtare: Tomori rinovon kontratën me Milanin

Zyrtare: Tomori rinovon kontratën me Milanin

Sport August 12, 2022 - 22:26
Lajmet e fundit nga Sporti

Fikayo Tomori ka rinovuar kontratën me Milanin.

Qendërmbrojtësi anglez, ka pranuar të vazhdojë edhe më tej bashkëpunimin me kampionin e Italisë.

Lajmin se ai ka nënshkruar marrëveshje të re e ka konfirmuar vet klubi.

Tomori ka firmosur deri më 30 qershor 2027 dhe do të përfitojë tani 3.5 milionë euro në sezon.

Mbrojtësi është pjesë e Milanit prej 18 muajsh, vitin e kaluar u ble nga Chelsea për 28 milionë euro, pas 6 muajve huazim.