Kosova U19, sot përballë Maqedonisë së Veriut në Kampionatin Ballkanik

Kosova U19, sot përballë Maqedonisë së Veriut në Kampionatin Ballkanik

Sport August 13, 2022 - 12:42
Lajmet e fundit nga Sporti

Përfaqësuesja U19 e Kosovës në volejboll, femrat, sot zhvillon një ndeshje kundër Maqedonisë së Veriut, në kuadër të garës për vend të pestë të Kampionatit Ballkanik, i cili po zhvillohet në Mioveni të Rumanisë.

Vashat “Dardane” luajnë kundër Maqedonisë së Veriut me fillim nga ora 15:00, të shtunën dhe, në rast fitoreje, do të zhvillonte një përballje kundër Bullgarisë të dielën me fillim nga ora 10:00, për të përcaktuar pozitën e pestë. /Zeri.info