Muriqi e Ujkani s’e lënë rehat Fazlijin në deklaratën pas stërvitjes

Muriqi e Ujkani s’e lënë rehat Fazlijin në deklaratën pas stërvitjes

Sport September 23, 2022 - 09:08
Lajmet e fundit nga Sporti

Pak para ndeshjes që Kosova do ta luajë ndaj Irlandës së Veriut, në kuadër të Ligës së Kombeve, atmosfera brenda kampit dardan duket e mirë.

Pos stërvitjeve, të përzgjedhurit e Alain Giresses gjejnë kohë edhe për t’u argëtuar me njëri-tjetrin.

Një sekuencë që shkaktoi të qeshura në mes të futbollistëve ishte momenti kur Vedat Muriqi e Samir Ujkani bëhen bashkë për ta penguar Betim Fazlijin, teksa ky i fundit po jepte një intervistë.

Fazliji fillimisht u godit me top nga Ujkani, ndërsa, pak sekonda më vonë, Muriqi përkujdeset që fjalët e bashkëlojtarit të tij t’i shoqërojë me një vallëzim të çuditshëm.

E gjithë kjo situatë përfundoi me të qeshura në mes tyre.