Mahrez flet për të ardhmen e tij në Man City

Mahrez flet për të ardhmen e tij në Man City

Sport September 23, 2022 - 15:24
Lajmet e fundit nga Sporti

Riyad Mahrez ka folur për të ardhmen e tij te Manchester City, me sulmuesin algjerian që shpreson të shohë karrierën e tij në “Etihad Stadium”.

Anësori 31-vjeçar ka qenë me kampionët në fuqi të Premierligës që kur përfundoi një transferim rekord prej 60 milionë eurove nga Leicester City në vitin 2018, që e bëri atë lojtarin afrikan më të shtrenjtë.

Ai është i lidhur me një kontratë deri në verën e vitit 2025 dhe nuk ka dëshirë ta provojë fatin diku tjetër.

Mahrez, duke folur për uebsajtin zyrtar të klubit, ka thënë: “Unë patjetër dua ta përfundoj karrierën time në City dhe të luaj për aq kohë sa të mundem. Mendoj se mund të luaj akoma për një kohë të gjatë. Të shohim se çfarë na pret e ardhmja pas futbollit. Nuk e di. Unë jam ende duke menduar. Më pëlqen futbolli, kështu që do të jetë e vështirë të dal prej tij”.

Mahrez ka marrë 198 paraqitje për Cityn deri më sot, duke shënuar 63 gola dhe i ka ndihmuar ata të fitojnë tre tituj të Premierligës, tre triumfe të Kupës së Ligës dhe një sukses në FA Cup.

Skuadra e Pep Guardiolës, e cila mbetet e pamposhtur në shtatë ndeshje të sezonit 2022-23, do të rikthehet në aksionin më 2 tetor kur do të përballet me rivalët, Manchester Unitedin. /Zeri.info