Remzi Ejupi: Praktikë e keqe nga Federata që vazhdimisht kërkon ta lërë Prishtinën jashtë, të mos luajë në stadiumin e vet

Remzi Ejupi: Praktikë e keqe nga Federata që vazhdimisht kërkon ta lërë Prishtinën jashtë, të mos luajë në stadiumin e vet

Sport October 02, 2022 - 22:48
Lajmet e Fundit nga Sporti

Anëtari i Bordit të FC Prishtinës, Remzi Ejupi, ka folur për ngjarjen e fundit që ka ndodhur në klubin kryeqytetas.

Ditë më parë Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) njoftoi se Prishtina nuk do t’i zhvillojë ndeshjet si vendas në stadiumin “Fadil Vokrri”, por vetëm kombëtarja U17.

Duke folur sot në emisionin “Sporti Total” në KTV, Ejupi konfirmoi se njoftimi është ardhur të premten, teksa theksoi se kjo është bërë një praktikë e keqe nga Federata pasi po kerkon që vazhdimisht ta lë Prishtinën jashtë.

“Diten e premten e morëm vesh nga drejtor ose na ka ardh një letër e cila kerkojnë që Prishtina të vazhdojë të luajë qysh ka luajtë tash e tri vite, pothuajse me probleme, jashtë stadiumit të Prishtinës, jashtë qytetit të Prishtinës e të luajë dikun tjeter, është bërë një praktikë e keqe nga Federata që vazhdimisht kërkon që të lë Prishtinen jashte edhe natyrisht qe e kemi refuzu, kuptohet qe futbollis luhet per tifozë, futbolli luhet per “Plisat”, natyrisht që edhe ata janë lodhë edhe kanë fillu tash e sa vite duke udhëtu per ta percjell ekipin e tyne me pa gjithë Kosoven nga qytet e tjera, gjë qe ishte e pa pranueshme, per arsye se Prishtines i takon qe të luajë ne kryeqytet, në stadiumin e vet”, ka thënë Remziu në “Sportin Total”, përcjell Zeri.info