Takime interesante në xhiron e dytë në Ligën e Parë të meshkujve

Takime interesante në xhiron e dytë në Ligën e Parë të meshkujve

Sport October 03, 2022 - 12:31
Lajmet e fundit nga Sporti

Sot dhe nesër zhvillohet xhiroja e dytë në Ligën e Parë të Meshkujve, ku do të zhvillohen disa ndeshje interesante.

Sfida e parë zhvillohet ndërmjet AS Prishtinës dhe Dritës. Prishtinasit pushuan në xhiron e parë, kurse gjilanasit e nisën me fitore dhe synojnë të rikthehen në elitë.

Gjakova e Re dhe New Basket e nisën Ligën e Parë me fitore dhe synojnë të shënojnë fitoren e dytë sonte, ndërkohë që të dy skuadrat, që e nisën me humbje Marigona Hill Prishtina dhe Borea, kërkojnë fitoren e parë.

Dy skuadrat që edicionin e kaluar luftuan për t’u inkuadruar në Superligë, Prishtina e Re dhe Istogu, do të përballen në këtë xhiro, ku pritet një ndeshje interesante, ndërsa sfida e fundit është mes Boras dhe Happy Dukagjinit.

Liga e Parë e Meshkujve - Xhiroja 2

E hënë

18:00 AS Prishtina - Drita

18:30 Gjakova e Re - New Basket

20:30 Marigona Hill Prishtina - Borea

E martë

12:00 Prishtina e Re - Istogu

19:30 Bora - Happy Dukagjini

Vushtrria pushon. /Zeri.info

Image