Liverpooli këndellet në Ligën e Kampionëve, fiton ndaj Rangersit

Liverpooli këndellet në Ligën e Kampionëve, fiton ndaj Rangersit

Sport October 04, 2022 - 22:53
Lajmet e Fundit nga Sporti

Pas humbjes 4:1 nga Napoli, Liverpooli është këndellur duke shënuar fitore të pastër në shtëpi kundër Rangers.

“Të Kuqtë” triumfuan 2:0 ndaj skocezëve në stadiumin “Anfield Road”.

Alexander-Arnold me një supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e shtatë zhbllokoi shifrat në të mirë të skuadrës angleze.

Golin e dytë dhe të fundit në këtë duel për Liverpoolin e shënoi Mohamed Salah nga penalltia.

Liverpooli me këtë fitore zë vendin e dytë me gjashtë pikë, teksa Rangers pa asnjë pikë përmbyll Grupin A në Ligën e Kampionëve.