Prishtina njofton se sfidën e fundjavës me Dukagjinin do ta luajë në “Fadil Vokrri”, klubi fton kryeqytetasit në stadium

Prishtina njofton se sfidën e fundjavës me Dukagjinin do ta luajë në “Fadil Vokrri”, klubi fton kryeqytetasit në stadium

Sport October 05, 2022 - 18:42
Lajmet e fundit nga Sporti

Prishtina ka njoftuar se ndeshjen e javës së dhjetë kampionale kundër Dukagjinit do ta zhvillojë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet me fillim nga ora 20:00.

Faqja zyrtare e klubit më të trofeshëm të futbollit kosovar u ka bërë thirrje tifozëve kryeqytetas që mbrëmjen e të shtunës ta “rezervojnë” për ekipin e zemrës.

“Hajde edhe ti, të përkrahim së bashku klubin e zemrës. Krejt Prishtina në stadium”, ka shkruar ndër tjerash faqja zyrtare e FC Prishtinës në Facebook.

Kujtojmë se ndeshja e javës së nëntë ndërmjet Prishtinës dhe Trepçës ’89 nuk është luajtur në tempullin “Fadil Vokrri”, e cila me vendim të Federatës së Futbollit të Kosovës ishte shtyrë.