Zyrtare: Xabi Alonso, trajner i skuadrës së Bundesligës
Sport
October 05, 2022 - 19:34
Lajmet e fundit nga Sporti
Xabi Alonso është zyrtarizuar trajner i Bayer Leverkusenit.
Lajmin e ka konfirmuar klubi gjerman përmes faqes zyrtare.
Ish-mesfushori spanjoll ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me ekipin që bën gara në elitën e futbollit gjerman.
Alonso do të zëvendësojë Soane, trajnerin e shkarkuar ditën e sotme.
Xabi Alonso ishte futbollist me karrierë të bujshme. Ai kishte bërë karrierë te Real Sociedad Liverpooli, Real Madridi dhe Bayern Munich.