Pedri lë të kuptohet se Barcelona duhet ta transferojë Asension

Pedri lë të kuptohet se Barcelona duhet ta transferojë Asension

Sport November 25, 2022 - 10:50
Lajmet e fundit nga Sporti

Mesfushori i Barcelonës, Pedri, ka lënë të kuptohet se klubi i tij duhet të transferojë futbollistin e rivalëve të vjetër të Real Madridit, Marco Asension, pasi ai ende nuk ka nënshkruar një vazhdim me “Los Blancos”.

Reprezentuesi spanjoll do të jetë i lirë të diskutojë një marrëveshje para-kontrate me çdo kërkues të mundshëm në janar, me marrëveshjen e tij aktuale në “Santiago Bernabeu”, që do të skadojë në qershor 2023.

Image

Real Madridi ka shtyrë bisedimet për vazhdimin e kontratës me të derisa ai të kthehet nga Katari, i cili ka nxitur spekulimet për të ardhmen e tij mes lidhjeve me Barcelonën dhe Manchester Unitedin.

Mesfushori i talentuar i Barçës, Pedri, dëshiron që klubi katalanas të shfrytëzojë sa më shumë këtë ngërç dhe të tërheqë reprezentuesin spanjoll.

“Duhet të shihni se çfarë ndodh me kontratën e Asensios, por unë mendoj se të gjithë lojtarët e mirë duhet të jenë në Barcelonës”, ka thënë ai për “COPE”.

Megjithatë, kur u pyet nëse do të përpiqej të bindte bashkëlojtarin e tij kombëtar të vinte në “Camp Nou” ai shtoi: “Unë nuk jam shumë për t'i bërë ato gjëra, për të bindur dikë”. /Zeri.info

Image