Pas përfundimit të ndeshjes Trepça - Peja, kështu u provokuan tifozët mitrovicas që ishin të pranishëm në “Minatori” mbrëmë

Pas përfundimit të ndeshjes Trepça - Peja, kështu u provokuan tifozët mitrovicas që ishin të pranishëm në “Minatori” mbrëmë

Sport November 29, 2022 - 01:08
Lajmet e Fundit nga Sporti

Të dielën e mbrëmshme u zhvillua një ndeshje mjaftë e zjarrtë dhe me shumë tensione mes KB Trepçës dhe KB Pejës.

Dy skuadrat u përballen mes vete në kuadër të xhiros së 12-të në elitën e basketbollit kosovar.

Kjo sfidë u zhvillua me tensione të mëdha, ku njëherë delegati u detyrua të ndalojë ndeshjen së zhvilluari.

Krejt kjo pas një fauli të shkarkuar nga Peja ndaj Trepçës.

Kjo, rezultoi në përkeqësimin e situatës, ku pjesa e tifozëve të vendosur pas pankinës së skuadrës mysafire filluan të hedhnin gjësende drejtë basketbollistëve të Pejës.

Si rezultat i kësaj, delegati vendosi që një pjesë e palestrës të mbushur me tifozë të zbrazet.

Por, këta tifozë vazhdimisht u provokuan nga basketbollistët kundërshtar.

Përmes fotografive, basketbollistët e klubit të Pejës shihen duke e ngritur gishtin e mesëm në drejtim të tifozëve mitrovicas, duke i provokuar keq.

Ndeshja përfundoi me rezultat 68-71 në favor të Pejës. /Zeri.info

Image
Image