Interesimi i PSG-së për Rashfordin është pozitiv për Man Utd, thotë Ten Hag

Interesimi i PSG-së për Rashfordin është pozitiv për Man Utd, thotë Ten Hag

Sport January 25, 2023 - 09:28
Lajmet e fundit nga Sporti

Erik ten Hag beson se interesimi i raportuar i Paris Saint-Germainit për Marcus Rashfordin thekson se Manchester Unitedi po bën një “punë të mirë”.

Kontrata e Rashfordit me Unitedin ishte caktuar të skadonte në fund të sezonit, derisa “Djajtë e Kuq” zgjodhën të aktivizonin opsionin e tyre të zgjatjes për një vit, i cili e lidh sulmuesin me klubin deri në vitin 2024.

Përpara përditësimit të kontratës së Rashfordit, presidenti i PSG-së, Nasser Al -Khelaifi, pranoi se do të kishin shfrytëzuar shansin për ta nënshkruar me atë si lojtar i lirë.

Ten Hag thotë se bisedat për transferimin rreth 24-vjeçarit janë një gjë pozitive për skuadrën e tij dhe ai nuk sheh asnjë arsye pse sulmuesi në formë do të dëshironte të largohej nga “Old Trafford”.

Trajneri i United u tha gazetarëve kur u pyet për lidhjet e PSG-së me Rashfordin: “Shpresoj që të gjithë lojtarët tanë të kenë interes nga klubet sepse kjo do të thotë që ju po bëni një punë të mirë, se skuadra po performon më mirë, kështu që ne jemi. Atëherë, unë do të thoja se ky është vendi më i mirë për të qenë sepse ne duam të ndërtojmë ekipin më të mirë, fillimisht në Angli, pastaj në Evropë, pastaj në botë”.

Reprezentuesi anglez ka rizbuluar formën e tij më të mirë nën drejtimin e Ten Hagut, duke shënuar nëntë gola që nga rifillimi i ndeshjeve pas pushimit të Kupës së Botës. /Zeri.info