Salihu: Letra e FIFA-s konfirmon se Agim Ademi s’mund të jetë kryetar, FFK-ja e keqinterpretoi letrën qëllimshëm

Salihu: Letra e FIFA-s konfirmon se Agim Ademi s’mund të jetë kryetar, FFK-ja e keqinterpretoi letrën qëllimshëm

Sport January 27, 2023 - 10:52
Lajmet e fundit nga Sporti

Ish-sekretari gjeneral i FFK-së, juristi Eroll Salihu, në një prononcim për gazetën Express thotë se FFK-ja po mundohet t’i mashtrojë delegatët pak para mbajtjes së kuvendit të jashtëzakonshëm, duke e keqinterpretuar një letër që e ka marrë nga FIFA.

FFK-ja tha se FIFA i ka konfirmuar se Agim Ademi nuk ka procedurë disiplinore dhe nuk paraqet problem për të qenë kryetar i FFK-së.

Por Eroll Salihu thekson se në këtë letër FIFA ka treguar qartë se nuk mund të jetë në krye të FFK-së një person me aktakuzë.

E sipas ish-zyrtarit ligjor të UEFA-s, Ademi në Kosovë është në një proces gjyqësor për vepër penale.

“FIFA konfirmon se askush që është nën ndjekje apo aktakuzë nuk mundet me qenë në udhëheqje të federatave dhe klubeve, si dhe në kundërshtim me ligjet në fuqi të vendit. FIFA deklarohet se ndaj Agim Ademit nuk është duke u zhvilluar procedurë disiplinor në FIFA, pasi që askush nuk ka kërkuar. Procesi gjyqësor ndaj Agim Ademit është duke u zhvilluar në Gjykatën Themelore të Prishtinë , pse nuk ka procedurë disiplinore ndaj Agim Ademit në Komisionin Disiplinor të FIFA-s është për faktin se askush nga FFK nuk e ka iniciuar procedurën”, tha Salihu për Express.

“Interpretimi i FIFA-s është i qartë se personat qe janë nën ndjekje penale dhe që janë në kundërshtim me ligjet e vendit nuk mund te jenë në udhëheqje te federatave. Letra e FIFA-s qe ja pamundëson Agim Ademit qëndrimin në krye të FFK-së ai e prezanton si të arritur. Tentimi për të mashtruar opinionin ju kthye bumerang”, u shpreh Salihu. /GazetaExpress

Image