FIFA ia interpretoi FFK-së Kodin Etik njësoj sikurse Komisioni i Ministrisë

FIFA ia interpretoi FFK-së Kodin Etik njësoj sikurse Komisioni i Ministrisë

Sport January 27, 2023 - 11:27
Lajmet e fundit nga Sporti

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) pak para fillimit të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të saj e ka publikuar një letër që ka marr në FIFA, e cila konfirmon se kryetari Agim Ademi nuk është në procedurë disiplinore. Po ashtu, FIFA e ka interpretuar Kodin Etik, sipas së cilit, në krye të klubeve e federatave anëtare nuk mund të ketë persona që akuzohen për vepra penale apo që mund të jenë të dënuar, shkruan Gazeta Express.

Këtë letër FFK-ja e publikoi me pretekstin se FIFA e hedh poshtë pretendimin e Komisionit të Ministrisë së Sportit, e cila nuk po e licencon FFK-në shkaku i problemeve statutore dhe problemeve me ligjin të kryetarit Agim Ademi, i cili është në proces gjyqësor në Kosovë për një vepër penale.

Image

Mirëpo, e vërteta është se ky Komision i Ministrisë asnjëherë nuk ka potencuar se FIFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj Ademit. Krejt çka ka thënë ky Komision është se e ka njoftuar FFK-në se e ka vërtetuar përmes kanaleve zyrtare e ligjore nga Gjykata se Ademi është në proces gjyqësor për vepër penale dhe me këtë rast ia ka interpretuar FFK-së se kjo bie ndesh me Kodin Etik të FIFA-s, e cila edhe vetë në letër që e ka dërguar në FFK, e ka interpretuar Kodin Etik që në klube dhe federata nuk mund të ushtrojnë funksione të larta drejtuese persona me aktakuza ose të dënuar.

Image

 

Më herët, edhe Eroll Salihu – ish-sekretari gjeneral i FFK-së – tha se FFK-ja qëllimshëm po e keqinterpreton letrën e FIFA-s sa për të krijuar mjegull para delegatëve që janë tubuar në selinë e FFK-së.

Image

“FIFA konfirmon se askush që është nën ndjekje apo aktakuzë nuk mundet me qenë në udhëheqje të federatave dhe klubeve, si dhe në kundershtim me ligjet në fuqi të vendit. FIFA deklarohet se ndaj Agim Ademit nuk është duke u zhvilluar procedurë disciplinor në FIFA, pasi që askush nuk ka kërkuar. Procesi gjyqesor ndaj Agim Ademit është duke u zhvilluar në Gjykatën Themelore të Prishtinë , pse nuk ka procedurë disciplionore ndaj Agim Ademit në Komsionin Disciplinor të FIFA-s është për faktin se askush nga FFK nuk e ka inicuar procedurën”, tha Salihu për Express.

Image

“Interpretimi i FIFA-s është i qartë se personat qe janë nën ndjekje penale dhe që janë në kundershtim me ligjet e vendit nuk mund te jenë në udhëheqje te federatave. Letra e FIFA-s qe ja pamundëson Agim Ademit qëndrimin në krye të FFK-së ai e prezanton si të arritur. Tentimi për të mashtruar opinionin ju kthye bumerang”, u shpreh Saliuh. /GazetaExpress