Harrisi udhëheq Vëllaznimin në fitoren ndaj Ponte PrizrenIt

Harrisi udhëheq Vëllaznimin në fitoren ndaj Ponte PrizrenIt

Sport January 28, 2023 - 19:40
Lajmet e fundit nga Sporti

Vëllaznimi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme, ku mundi Ponte Prizrenin me shifrat 86:91 (17:16, 9:15, 22:24, 30:23, 8:13), në xhiron e 20-të të Prince Caffe Superligës. 

Edhe në vazhdime u zhvillua sfidë interesante, ku Harris vazhdoi të shkëlqejë për Vëllaznimin dhe ishte vendimtar në fitoren 86:91 dhe me këtë fitore kuqezinjtë kalojnë prizrenasit në renditje me 8 fitore e 12 humbje, ndërsa Ponte Prizreni ka shtatë fitore e 13 humbje.

Më i miri te Ponte Prizreni ishte Adam Granit me 21 pikë e tetë kërcime, kurse më i miri te Vëllaznimi ishte Jordan Harris me 35 pikë, katër kërcime e gjashtë asistime. /Zeri.info