Prishtinasit mposhtin prizrenasit

Prishtinasit mposhtin prizrenasit

Sport February 05, 2023 - 20:58

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Ponte Prizrenit me rezultat 72:52 (15:12, 18:12, 15:12, 24:16), në xhiron e 21-të të Prince Caffe Superligës.

Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë, me prizrenasit që kishin epërsi prej katër pikësh, 8:12, por një seri prej 7:0 e kryeqytetasve bëri që të fitojnë këtë pjesë 15:12. Prishtinasit në periudhën e dytë disa herë ishin në epërsi prej nëntë pikësh, aq sa edhe përfundoi pjesa e parë 33:24, kurse epërsinë më të lartë e kishin pranë rezultatit 33:22.

Perioda e tretë ishte e ngjashme më të parën, madje, përfundoi në mënyrë identike 15:12, ndërsa mysafirët në tre cerekët e parë të ndeshjes shënuan nga 12 pikë, ku rezultati pas 30 minutash ishte 48:36. Bardhekaltrit ruajtën epërsinë deri në fund dhe nuk e rrezikuan fitoren, duke triumfuar me 20 pikë dallim, 72:52.

Te vendasit u dalluan Brooks Debisschop me 16 pikë e 15 kërcime dhe Dustin Thomas me 16 pikë e 16 kërcime, kurse Cameron Williams ishte i vetmi me pikë dyshifrore te mysafirët me 14 sosh.

Sigal Prishtina ka 16 fitore e pesë humbje, kurse Ponte Prizreni numëron shtatë fitore e 14 humbje. /Zeri.info