Kroos: Kam luajtur për një ekip të madh si Bayerni, por Reali është unik

Kroos: Kam luajtur për një ekip të madh si Bayerni, por Reali është unik

Sport March 19, 2023 - 15:53
Lajmet e fundit nga Sporti

Toni Kroos rrëfen si kurrë më parë dhe zgjedh mes dy klubeve legjendare.

Kroos iu bashkua Real Madridit në verën e vitit 2014. Shtatë vjet më parë, një futbollist i ri gjerman mbërriti në kryeqytetin e Spanjës, i cili premtoi se do t’i sjellë suksese të mëdha Realit

Pa dyshim, nënshkrimi i tij ishte shumë i lirë, duke u cilësuar si ‘vjedhja e vitit’, pasi ai iu kushtoi madrilenëve vetëm 25 milionë euro.

Mesfushori ka qenë gjithmonë një person që flet shumë qartë. Ditët e fundit e ka bërë sërish në një intervistë me markën e birrës ‘Mahou’.

Atij iu desh të zgjidhte në mes Bayernit dhe Realit, kjo ishte përgjigja e gjermanit:

“Kam luajtur për një ekip të madh si Bayern, por Reali është unik”.

Kujtojmë që mesfushori ka kontratë me klubin mbretëror deri në qershor të këtij viti dhe ende nuk ka rinovuar.