
Java e 27-të në Superligë luhet pas dy javësh, këto janë çiftet e plota
Sport
March 19, 2023 - 16:52
Superliga e Kosovës në futboll do të rikthehet në program me ndeshjet e javës së 27-të pas dy javësh, për shkak të ndeshjeve të kombëtareve në kualifikimet për Kampionatin Evropian.
Ndeshja me vëmendjen më të madhe do të zhvillohet në Suharekë. Ballkani i bën nikoqir Gjilanit.
Drita do të ketë punë të lehtë “ne letër”, pasi luan në shtëpi me Drenicën që zë vendin e fundit.
Në takimet tjera, Prishtina mirëpret Trepçën ’89, Llapi luan në shtëpi kundër Malishevës, e Ferizaj vizitoi Klinën për t’u ballafaquar me Dukagjinin.
Çiftet dhe orari i plotë:
1 Prill:
Ballkani 13:00 Gjilani
Drita 13:00 Drenica
Llapi 13:00 Malisheva
Prishtina 13:00 Trepça ‘89
Dukagjini 13:00 Ferizaj