
FC Prishtina 01 fiton edhe ndeshjen e dytë ndaj Drenicës, në finale përballet me FC Liqenin
Sport
May 26, 2023 - 09:05
Lajmet e fundit nga Sporti
C Prishtina 01 ka shënuar fitore ndaj FC Drenicën në palestrën “Ilaz Kodra” me rezultat 4-3 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të play-offit.
FC Prishtina 01 kishte fituar edhe ndeshje e parë për të siguruar kalimin në finale.
Arif Limani, Ramadan Alaj dhe Shefki Kameri (2 gola) shënuan golat te FC Prishtina 01. Diar Deliu, Mentor Mejzini dhe Juan Munoz ishin ata që shënuan golat për FC Drenicën.
FC Prishtina 01 do të luajë në finale me FC Liqenin.