Nacho do të rinovojë me Real Madridin javën e ardhshme

Nacho do të rinovojë me Real Madridin javën e ardhshme

Sport June 10, 2023 - 12:44
Lajmet e fundit nga Sporti

Nacho do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madridit edhe për një sezon.

Kështu ka bërë të ditur gazetari dhe eksperti i transferimeve Fabrizio Romano.

Sipas Romanos, Nacho do të nënshkruajë kontratë të re me Realin e Madridit javën e ardhshme.

Gjithnjë sipas gazetarit italian, dokumentet janë gati dhe gjithçka do të vuloset brenda 3/4 ditëve.

Marrëveshja e re do të jetë e vlefshme deri në qershor 2024. /Zeri.info