Zyrtare: Brahim Diaz rikthehet në Real Madrid

Zyrtare: Brahim Diaz rikthehet në Real Madrid

Sport June 10, 2023 - 13:53
Lajmet e fundit nga Sporti

Brahim Diaz është rikthyer në Real Madrid.

Kështu ka bërë të ditur vetë klubi përmes një komunikatë të lëshuar në faqen zyrtare.

Diazi rikthehet në “Santiago Bernabeu” pas tri vjetësh, pasi ishte i huazuar te Milani.

“Real Madrid C.F. njofton se të martën, më 13 qershor, në orën 12:00 në Real Madrid City do të zhvillohet ceremonia e prezantimit të Brahim Diazit, i cili rikthehet si lojtar i klubit tonë deri më 30 qershor 2027, pas huazimit për tre sezonet në AC Milan”, thuhet në komunikatë  e klubit.

Me Milanin, Diazi ka qenë edhe një herë kampion i Serisë A në 2022 dhe ka arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve këtë sezon.

Brahim është lojtar i Real Madridit që nga janari 2019 dhe tashmë ka fituar 1 Ligë dhe 1 Superkupë të Spanjës me klubin spanjoll, përpara se të huazohej te Milani në shtator 2020. /Zeri.info