Sondazhi i UEFA-s/ Tifozët të bindur se Man City e fiton Ligën e Kampionëve sonte

Sondazhi i UEFA-s/ Tifozët të bindur se Man City e fiton Ligën e Kampionëve sonte

Sport June 10, 2023 - 14:19
Lajmet e fundit nga Sporti

Edicioni 2022/23 në Ligën e Kampionëve do të përmbyllet sonte me finalen e madhe.

Në finale do të takohen Manchester City dhe Interi.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 21:00, në “Ataturk Olympic Stadium” të Stambollit.

Në faqen zyrtare të UEFA-s është publikuar një anketë, ku të gjithë mund të parashikojnë fituesin.

Në anketën se “Kush do ta fitojë Ligën e Kampionëve 2022/23?”, 75% e votuesve deri më tani mendojnë se “Qytetarët” do të shënojnë fitore, kurse 25% mendojnë se triumfojnë “Nerrazzurrët”.

Image