Kaka jep parashikimin për finalen Manchester City – Inter

Kaka jep parashikimin për finalen Manchester City – Inter

Sport June 10, 2023 - 16:58
Lajmet e fundit nga Sporti

Legjenda braziliane e futbollit, Leite Kaka, ka dhënë parashikimin e tij për finalen e këtij sezoni në Ligën e Kampionëve.

Në finale do të takohen Manchester City dhe Interi.

Kjo ndeshje do të zhvillohet sonte në “Ataturk Olympic Stadium” të Stambollit, nga ora 21:00.

Kaka, që mori pjesë në “PlayStation House” në Stamboll, shfrytëzoi rastin edhe për të dhënë parashikimin e tij.

Intervista e tij e publikuar nga UEFA:

Kush do ta fitojë finalen e Champions League?

Manchester City.

Kush do të jetë golashënuesi i parë?

Haaland.

Cili do të jetë rezultati përfundimtar?

2:1 për Manchester Cityn.

Cila do të jetë beteja më e rëndësishme për të vendosur finalen?

Mendoj se do të jetë Haaland dhe Onana.

Zgjidhni dy lojtarë nga çdo ekip që mund të jenë vendimtarë

Gundogan dhe Haaland, dhe Lautaro dhe Lukaku – ata mund të vendosin detajet e një ndeshjeje.

Çfarë rëndësie ka të jesh i përgatitur mendërisht dhe emocionalisht i gatshëm për një ndeshje kaq të madhe?

Është shumë e rëndësishme sepse çdo detaj ka rëndësi në një finale si kjo. Të qenit i mprehtë mendërisht është një nga çelësat për të fituar një finale të Ligës së Kampionëve.