Ejupi përshkruan atmosferën festive nga stadiumi në Stamboll ku po zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve

Ejupi përshkruan atmosferën festive nga stadiumi në Stamboll ku po zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve

Sport June 10, 2023 - 20:42

Afarsiti i njohur kosovar Remzi Ejupi, është duke ndjekur nga stadiumi në Stamboll finalen e Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Interit.

Ejupi ka njoftuar se para fillimit të lojës është takuar me afaristë të suksesshëm nga Kosova dhe Turqia ku kanë drekuar bashkë në Stamboll.

“Sot në Stamboll pata kënaqësinë që të drekoja me afaristë të suksesshëm nga Kosova dhe Turqia, me të cilët diskutuam sukseset dhe sfidat në fushën ekonomisë”, ka shkruar Ejupi.

Ndërkohë pas drekës me afaristët, Ejupi ka shkuar në stadiumin “Ataturk Olympic Stadium”, ku ka përshkuar atmosferën mes mijëra tifozëve atje, transmeton Zeri.info.

“Pas drekës, tashmë jemi në stadium për të përjetuar emocionet e ngjarjes më të madhe të futbollit evropian, finalen e Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Interit.

Atmosfera e jashtëzakonshme është krijuar sot gjatë gjithë ditës në Stamboll nga tifozët italianë dhe anglezë, të cilët kanë ardhur për të përkrahur ekipet e tyre të zemrës, ndërsa pjesë e këtij entuziazmi dhe kësaj atmosfere jemi bërë të gjithë ne që jemi këtu në “Ataturk Olympic Stadium’”, ka shkruar Ejupi.

Ai ka uruar që edhe në Kosovë të rritet niveli dhe të avancoj sa më shumë dhe sa më shpejt futbolli kosovar dhe siç ka thënë, për këtë duhet punë e angazhim të institucioneve dhe individëve të cilat kanë marrë përgjegjësi për të drejtuar sportin kosovar./Zëri