Messi shpërtheu në lot në bankën rezervë, pësoi një lëndim të rëndë

Messi shpërtheu në lot në bankën rezervë, pësoi një lëndim të rëndë

Sport July 15, 2024 - 09:44

Argjentina ka arritur ta fitojë sërish Kupën e Amerikës, për herë të 16-të në histori të saj.

Kampioni aktual i botës ka mposhtur në finalen e madhe Kolumbinë me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez tetë minuta para fundit të kohës shtesë.

Megjithatë argjentinasit u frikësuan se mund ta humbasin këtë finale, kur në minutën e 66-të lojtari më i mirë në botë Lionel Messi pësoi një lëndim.

Messi nuk mund ta vazhdonte më ndeshjen dhe u detyrua të zëvendësohej nga trajneri Lionel Scaloni.

Kamerat e kapën gjeniun argjentinas në bankën rezervë duke qarë jashtëzakonisht shumë.

U fokusua edhe këmba e tij e cila ishte e ënjtur derisa Leandro Paredes i qëndronte afër për ta qetësuar kapitenin e tij.

Gjithsesi fundi ishte i lumtur, pasi Argjentina fitoi trofeun dhe Messi me shok arritën ta mbronin triumfin e tre vjetëve më parë.