
Zyrtare: Alvaro Morata nënshkruan me Milanin
Milani ka njoftuar se Alvaro Morata ka nënshkruar për klubin italian.
Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga vetë klubi, përmes një komunikate në faqen e tyre në platformën “X”.
Morata transferohet te Milani duke u larguar nga Atletico Madridi.
Morata ka nënshkruar me kuqezinjtë deri më 30 qershor 2028, me opsion për ta vazhduar edhe për një vit shtesë.
“AC Milan është krenar të njoftojë nënshkrimin e Álvaro Borja Morata Martín nga Club Atlético de Madrid. Kapiteni i kombëtares spanjolle, me të cilën së fundi fitoi Kampionatin Evropian, Morata ka nënshkruar me kuqezinjtë deri më 30 qershor 2028, me opsion për ta vazhduar edhe për një vit shtesë”, thuhet në komunikatën e klubit.
I lindur në Madrid më 23 tetor 1992, Alvaro kaloi kohë në Sektorët e të rinjve të Atletico, Getafe dhe Real Madrid, përpara se të diplomohej nga ky i fundit dhe të bënte debutimin e tij të parë me Blancos në dhjetor 2010. Gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur për Real Madridin, Juventusin, Chelsean dhe Atletico Madridin duke bërë gjithsej 506 paraqitje dhe duke shënuar 172 gola. Ai ka fituar dy tituj të Ligës së Kampionëve të UEFA-s, një Superkupë të UEFA-s, një Kupën e Botës për Klube të FIFA-s, dy tituj të La Liga-s, dy trofe të Kupës së Mbretit, një Superkupë të Spanjës, dy tituj të Serisë A, tri Kupa të Italisë, dy Superkupa të Italise dhe një Kupë FA.
Kapiteni aktual spanjoll ka luajtur 80 ndeshje për ekipin e tij kombëtar, duke shënuar 36 gola dhe ka fituar si kampionatin e fundit evropian, ashtu edhe Ligën e Kombeve UEFA 2022/23. /Zëri
ë @AlvaroMorata is Rossonero ë
— AC Milan (@acmilan) July 19, 2024
Adding a touch of ë to our #DNACMilan ë#SempreMilan