Vdes Izet Gjinovci, personaliteti shumë i rëndësishëm i hendbollit kosovar

Vdes Izet Gjinovci, personaliteti shumë i rëndësishëm i hendbollit kosovar

Sport August 05, 2024 - 11:50

Ka vdekur të hënën Izet Gjinovci, sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Gjinovci vdiq në moshën 63-vjeçare, ndërsa konsiderohet prej figurave më të rëndësishme të hendbollit kosovar. Në postin e sekretarit të përgjithshëm të FHK-së ishte prej vitit 2002. Ka udhëhequr proceset më të rëndësishme të pranimit ndërkombëtar, fillimisht me Mexhid Devajën e më pas me Eugen Saraçinin.

Gjinovci ishte ish-lojtar i Prishtinës e më pas drejtues shumëvjeçar i këtij klubi. Ka sakrifikuar shumë për klubin Prishtina dhe hendbollin kosovar në përgjithësi.