Muriç vazhdon me paraqitje fantastike në Premierligë, shkëlqen ndaj Nottingham Forest
Portieri kosovar Arijanet Muric, po vazhdon me paraqitje fantastike në elitën e futbollit anglez me fanellën e Ipswich Town.
Këtë vikend, përkundër faktit se ekipi i tij u mposht minimalisht me rezultat 1-0 në udhëtim ndaj Nottingham Forest, Muric ishte lojtari më i dalluar në ekipin e tij.
Në fakt, pritjet që bëri reprezentuesi i Kosovës ia ndaluan vendasve të Nottingham që këtë sfidë ta fitojnë me rezultat të thellë.
Për paraqitjen e tij në këtë takim, Aro Muric u vlerësua si lojtari më i mirë në ekipin e Ipswichit, duke marrë notën 7.6. nga Sofascore.
Muric gjatë 90 minutave të luajtura bëri plotë 4 pritje, ku 3 prej tyre ishin brenda zonës së rrezikshme.
Ai gjithashtu pati 20 pasime të kompletuara dhe katër topa të gjatë të saktë, teksa spastroi topin dy herë nga zona e tij.
Kjo nuk është hera e parë këtë sezon për Muric që dallohet nga pjesa tjetër e bashkëlojtarëve pasi ai paraqitje të tilla pati edhe ndaj Leicester City, Tottenham dhe Manchester United.