
Sot i jepet lamtumira e fundit Rilindit, gjyqtarit të futbollit që vdiq të hënën
Sport
February 18, 2025 - 09:16
Gjyqtari i futbollit kosovar, Rilind Berisha, ka vdekur ditën e hënë.
Familjarët e të ndjerit kanë njoftuar për ceremoninë e varrimit.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot, në orën 16:00, në varrezat e fshatit Baran.
Berisha ishte futbollist aktiv i Rilindjes së Pejës, e po ashtu dhe aktivist i Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
