Zyrtare: Inigo Martinez rinovon kontratën me Barcelonën

Zyrtare: Inigo Martinez rinovon kontratën me Barcelonën

Sport March 14, 2025 - 14:38

Inigo Martinez ka rinovuar kontratën e tij me Barcelonën.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi spanjoll, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në X.

Me kontratën e re, Martinezi do të jetë pjesë e katalunasve deri më 30 qershor të vitit 2026.

“INIGO MARTINEZ 2026”, thuhet në komunikatën e klubit, duke mos dhënë më shumë detaje nga rinovimi. /Zëri