
Ballkani e mbyll pjesën e parë në epërsi minimale ndaj Ferizajt
Sport
March 14, 2025 - 14:51
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Ballkani – Ferizaj, në kuadër të xhiros së 25-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Ballkani është duke fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Ferizajt.
Golin arriti ta shënojë Adetunji në minutën e 18-të të takimit.
Ndeshja po zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë. /Zëri