
Kosova shënon fitore në ndeshjen e parë ndaj Islandës
Sport
March 20, 2025 - 22:38
Kosova ka arritur të shënojë fitore të rëndësishme ndaj Islandës, në kuadër të play-offit të Ligës së Kombeve.
Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultat 2-1.
Në epërsi fillimisht kaloi Kosova përmes golit të Dellovës në minutën e 19-të, kurse barazimi erdhi nga Oskarsson (23’).
Gjatë pjesës së dytë, Kosova gjeti golin e dytë ku arriti ta realizoi Rexhbeçaj në minutën e 58-të.
Dardanët arritën të realizojnë edhe golin e tretë ku golashënues ishte Amir Rrahmani, mirëpo goli u anualua nga VAR-i pasi kishte prekje me dorë nga kapiteni.
Deri në fund nuk pati më gola dhe ndeshja përfundoi me rezultat 2-1.
Ndeshjen e dytë, Kosova do ta zhvillojë sërish ndaj Islandës në udhëtim më 23 mars e dielë, në orën 18:00. /Zëri