Kosova U20 e humb ndeshjen për plasman prej pozitës 5-8

Kosova U20 e humb ndeshjen për plasman prej pozitës 5-8

Sport July 19, 2025 - 15:27

Kosova U20 në basketboll është mposhtur nga Britania e Madhe me rezultat 71:61 në kuadër të FIBA U20 Kampionatit Evropian, Divizioni B.

Kjo në kuadër të garës për vendet 5-8, pas eliminimit në fazën çerekfinale ku është mposhtur nga Zvicra.

Ndeshja ka nisur me vështirësi për "Dardanët", të cilët kanë pësuar një disavantazh të thellë në çerekun e parë, që ka përfunduar 22:7 në favor të britanikëve.

Edhe në çerekun e dytë, skuadra kundërshtare e ka ruajtur epërsinë, duke fituar me rezultat 19:15 dhe duke e mbyllur pjesën e parë me shifrat 41:22.

Në pjesën e dytë, basketbollistët e rinj të Kosovës janë kthyer më të organizuar dhe më agresivë në parket. Ata kanë fituar çerekun e tretë 20:19 dhe atë të fundit 19:11, por megjithatë nuk ia kanë arritur ta përmbysin rezultatin.

Dardanët e rinj tash do të përballen me Irlandën në ndeshjen për vendin e shtatë. /rtk