
Kosova U-20 e humb ndeshjen ndaj Britanisë së Madhe për plasman prej pozitës 5-8
Britania e Madhe ka shënuar fitore ndaj Kosovës me rezultat 71:61 (22:7, 19:15, 19:20, 11:19) në FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizioni B.
Dardanët e nisën ndeshjen me vështirësi, duke pësuar një disavantazh të thellë në çerekun e parë që përfundoi 22:7 për britanikët.
Përkundër përpjekjeve, çereku i dytë gjithashtu shkoi në të mirë të kundërshtarit, me rezultat 19:15, duke e mbyllur pjesën e parë me 41:22.
Në pjesën e dytë, Kosova u kthye më e organizuar dhe më agresive në parket.
Djemtë tanë fituan çerekun e tretë 19:20 dhe atë të fundit 11:19, duke treguar karakter dhe përkushtim deri në fund. Megjithatë, në fund rezultati foli në favor të britanikëve, të cilët fituan 71:61.
Dardanët e rinj do të luajnë nesër (e diel) në ora 11:30 ndaj Irlandës për vendin e shtatë.