
Zyrtare: Diar Vokrri transferohet nga Llapi tek Ballkani
Klubi futbollistik Llapi përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar se Diar Vokrri është transferuar tek Ballkani.
Ky transferim është bërë pas kërkesës së vet futbollistit, me dy klubet që më pas kanë rënë dakord për kushtet e transferimit.
Njoftimi i plotë i Llapit:
KF Llapi njofton opinionin sportdashës se, me kërkesë të vetë futbollistit dhe pas marrëveshjes së arritur mes dy klubeve, Diar Vokrri karrierën do ta vazhdojë tek FC Ballkani.
Klubet kanë rënë dakord për të gjitha detajet e transferimit, ndërsa Vokrri do t’i bashkohet menjëherë skuadrës suharekase për angazhimet ndërkombëtare.
21-vjeçari gjatë periudhës së tij me fanellën bardhekaltër ka regjistruar 71 paraqitje zyrtare në të gjitha garat dhe ka kontribuar me 7 asistime.
KF Llapi e falënderon Vokrrin për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë ndër vite, duke i uruar shumë suksese në sfidat e radhës./Telegrafi/