Liverpooli gjen më në fund fitoren në Premier Ligë

Liverpooli gjen më në fund fitoren në Premier Ligë

Sport November 01, 2025 - 23:46

Liverpooli ka shënuar fitore ndaj Aston Villës me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së dhjetë të Premier Ligës.

Pas katër disfatave radhazi, ata më në fund iu kthyen fitoreve, duke mundur Aston Villën në shtëpi.

Së pari Momo Salah shënoi për 1-0 në minutën e parë shtesë të pjesës së parë kur përfitoi nga gafa e portierit Emiliano Martinez.

Ryan Gravenberch shënoi për 2-0 dhe siguroi tri pikët në “Anfield Road”.

Me këto tri pikë, kampioni në fuqi i Anglisë del i treti me 18 pikë, shtatë më pak se Arsenali që ndodhet i pari.

Ndërkaq, Aston Villa gjendet e 11-ta me 15 pikë.