Interesimi nga Premierliga, De Jong: Ka pasur oferta, por jam i lumtur te Barça

Interesimi nga Premierliga, De Jong: Ka pasur oferta, por jam i lumtur te Barça

Sport November 12, 2025 - 09:40

Frenkie de Jong ka folur për interesimin e Premierligës ndaj tij.

Holandezi u shpreh se edhe pse ka pasur oferta nuk e mendon një gjë të tillë, pasi është i lumtur te Barcelona.

“Premier League? Nuk mendoj kështu. Ka pasur oferta, por jam i lumtur te Barça”, u shpreh ai për ESPN, transmeton “Zëri”.

“Premier League është liga më e mirë tani, siç ishte La Liga rreth dhjetë vjet më parë. Por kjo nuk do të thotë që duhet të luash atje për të treguar se je një lojtar i shkëlqyer”, u shpreh mesfushori i Barçës.

Kujtojmë se De Jongu rinovoi kontratën e tij muajin e kaluar duke vazhduar me katalanasit deri më 30 qershor të vitit 2029. /Zëri