Ben Blushi: Kombëtarja e Shqipërisë është produkt i Kosovës, ata e ndryshuan futbollin tonë dhe tifozërinë tonë
Shkrimtari i njohur shqiptar, Ben Blushi, mendon se Kosova e ka ndryshuar futbollin shqiptar, më saktë kombëtaren.
Ai ka folur për ndikimin e shqiptarëve të Kosovës në forcimin e kombëtares së Shqipërisë. Sipas tij, kombëtarja e Shqipërisë është produkt i lojtarëve nga Kosova.
Në një intervistë, Blushi ka deklaruar se tifozët shqiptarë nga Kosova kanë ndryshuar edhe tifozerinë e Shqipërisë.
“Ne e kemi prishur futbollin. Kemi 20 vite që nuk kemi futboll. Kosovaret e kanë mbajtur kombëtaren e Shqipërisë. Kombëtarja e Shqipërisë është produkt i Kosovës, kryesisht”, deklaroi Blushi.
“Ata e rritën shumë futbollin tonë dhe e ndryshuan edhe tifozerinë shqiptare”, ka shtuar ai.
Shqipëria siguroi mbrëmë për herë të parë “play-off”-in e Kupës së Botës, arritje e cila u festua gjatë edhe në Kosovë.