Kupa e Kosovës, sot zhvillohen gjashtë ndeshje interesante

Kupa e Kosovës, sot zhvillohen gjashtë ndeshje interesante

Sport December 04, 2025 - 08:33

Sot (e enjte) janë në program për t’u zhvilluar gjashtë ndeshje të fazës së 1/16-tës në Kupën e Kosovës në futboll.

Faza e 1/16-tës në Kupën e Kosovës nisi të mërkurën me nëntë ndeshje, ku nuk pati ndonjë befasi dhe favoritët avancuan tutje.

Klubet e Superligës si Drita, Ballkani, Gjilani, Llapi, Dukagjini, Malisheva, Prishtina e Re, Drenica dhe Ferizaj kaluan në fazën e 1/8-tës, duke eliminuar kundërshtarët e tyre që ishin të gjithë nga Liga e Parë.

Në anën tjetër, ndeshjet janë më të kombinuara, me Prishtinën që pret TOP Futbollin nga Liga e Dytë, ndërsa çiftet tjera janë nga Liga e Parë.

Liria-Suhareka, Flamurtari-Vushtrria, 2 Korriku-Dinamo, KEK-u-Vëllaznimi dhe Istogu-Feronikeli ’74 do të luajnë sot për një vend në 1/8-tën.

Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme janë programuar të fillojnë nga ora 12:30, teksa gjatë ditës së nesërme (e premte) zhvillohet vetëm ndeshja e fundit Kika –Trepça ’89.

Çiftet e sotme në Kupën e Kosovës:

2 Korriku –Dinamo

Flamurtari –Vushtrria

Istogu 03 –Feronikeli ‘74

Top Football –Prishtina

KEK-u –Vëllaznimi

Liria –Suhareka.